Doktori nga Drenasi, Drilon Zekaj ndihmon familjet në nevojë me miell
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim Doktorin nga Drenasi, Drilon Zekaj, i cili ka treguar se do të solidarizohet për të tejkaluar situatën e krijuar nga covid-19 për t’i ndihmuar familjet në nevojë më 1000kg miell.
Kryetari Lladrovci ka falënderuar doktorin Zekaj për këtë ndihmë të ofruar dhe ka thënë se përkrahja për familjet në nevojë që po behët gjatë kësaj kohe nga donatorë të shumtë e vullnetmirë është shumë e mirëpritur për të tejkaluar këtë gjendje.
Mielli do të ndahet për familjet në nevojë sipas listave të dërguara nga administratorët e vendbanimeve.