Komuna e Drenasit përkatësisht Drejtoria Komunale për Arsim, pas publikimit të konkursit ka bërë përzgjedhjen e dhjetë studentëve për bursë nga donacioni i kompanisë NNP “Al-trade” në vlerë prej 50 euro në muaj për një student për periudhën nëntëmujore të vitit akademik 2011/2012.
Të drejtë konkurimi patën studentët e rregullt të regjistruar në Universitetin Publik të Prishtinës të cilët kanë qenë përfitues të burses në vitin e kaluar akademik nga Al-trade, që i plotësuan këto kritere:
1. Studentët me notë mesatare mbi 7.50 gjatë studimeve (certifikatën e notave origjinale)
2. Studentët e familjeve me asistencë sociale (vërtetimin e asistencës sociale)
3. Studentët e familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së (vërtetimin e shoqatës).