Drejtoria Komunale e Arsimit ka zhvilluar garën e Kuizit të Diturisë në 29 shkolla të mesme të ulët në Komunën e Drenasit dhe pas kuizeve të mbajtura në shkolla, bashkësi dhe ato komunale janë shpërblyer tre vendet e para.
Drejtori i DKA-së, z. Sadik Tahiraj ka përgëzuar të gjitha shkollat për rezultatet që kanë treguar në këtë kuiz. "Mendoj që është zhvilluar një garë ferr mes nxënësve në të gjitha shkollat e mesme të ulëta. Këto janë gara që nxisin nivelin e mësimit dhe ne do të vazhdojmë që ky aktivitet të zhvillohet çdo vit", ka thënë drejtori Tahiraj. Gara "Kuizi i Diturisë" është mbajtur fillimisht në të gjitha shkollat e mesme të ulët në Komunën e Drenasit, pastaj kuizi ka vazhduar në nivel bashkie dhe finalistët në komunale. Në vendin e tret e ka marrë Shkolla "Naim Frashëri" në Gllobarë me nxënësit; Fitore Morina, Erblinë Morina dhe Lotrim Morina të cilët janë shpërblyer me mirënjohje dhe libra. Në vendin e dytë janë dhënë mirënjohje dhe libra nxënësit e shkollës "Bajram Curri" nga Nekoci me nxënësit Lirigzon Murseli, Shqiponjë Plakaj dhe Diellza Krasniqi. Në vendin e parë në këtë garë të diturisë janë ndarë mirënjohje po ashtu libra për shkollën e mesme të ulët "Xhevë Lladrovci" nga Gllanasella me nxënësit; Learta Nika, Leonita Nika dhe Fatlime Karaqica. Drejtori i Shkollës së mesme të ulët "Xhevë Lladrovci" , Valdet Nika ka falenderuar Komunën e Drenasit, përkatësisht Drejtorinë e Arsimit për zhvillimin e kësaj gare të diturisë dhe ka vlerësuar se kuizi ka shkuar në mënyrën me të mirë të mundshme duke ju mundësuar nxënësve të shprehin diturinë e tyre në testet e përgatitura nga DKA dhe mësimdhënës.