Në Komunën e Drenasit u mbajt festivali i XV-të tradicional “Ditët e Humorit Drenasi 2012”, ku morën pjesë rreth 137 pjesëmarrës, individ e grupe që u paraqitën me pjesët e tyre humoristike.
Ky festival u mbajt tri ditë radhazi. Në natën e parë më të mirët që u dalluan ishin: teatri “Therandus” nga Ferizaji dhe individi Ardian Meholli nga Vushtrria. Nata e dytë dukshëm ka qenë më e mirë, i ka plotësuar kriteret që kërkohen për një manifestim të tillë. Këtë mbrëmje u dallua: teatri “Drenica” nga Skënderaji, teatri “Osman Gashi” nga Klina, grupi humoristik nga Deqani, dhe grupi i nxënësve me skeqin “Ora e muzikës” nga Besjana.
Komisioni në përbërje nga Adem Zejnullahu, kryetar,
Sabit Istogu,anëtar dhe
Shaqir Hasi,anëtar, solli këto vendime:
Çmimi i tretë iu nda:
Grupit të parodistëve nga Deqani
Dy çmimet e dyta iu ndanë:
Teatrit ,,Therandus” nga Ferizaji me skeqin,,Veterani”
Ymer e Fatmir Loshit me teatrin ,,Drenica” nga Skënderaji me skeqin ,,Europa”, me tekst e regji të Ymer e Fatmir Loshit.
Çmimi i parë iu nda:
Parodistëve nga Vlora me parodinë ,,Këngët e dashurisë”, skeqet ,,Fukarallëku” dhe ,,Doktori”.
Për interpretime individuale brilante Komisioni vendosi që t’i ndajë këto çmime:
– çmimi i tretë: Blerina Berisha dhe Gresa Qerimi nga teatri ,,Naser Kodra” Skënderaj me skeqin “Audicioni familjar”
– çmimi dytë: Kastriot Islami nga grupi i nxënësve nga Besjana me skeqin “Ora e muzikës”,
– çmimi i parë: Agim Skara nga Peshkopija me një kolazh humoristik
Organizatori për më të mirët ndau shpërblimet në të holla dhe të mira tjera materiale. Për tri mbrëmje u botuan edhe tre numra të buletinit.