Filloi diskutimi publik i Planeve Rregulluese për zonat “Qendra 1”, “Qendra 2”, “Qendra 3 dhe “Poklek 3” në Drenas, i cili do të zgjasë një muaj (deri më 28 Nëntor 2011).
Hartimi i Planeve Rregulluese është bërë në përputhshmëri të plotë me interesat e qytetarëve të zonave dhe në përputhshmëri të plotë me parimet strategjike të zhvillimit të Komunës së Drenasit.
Planet Rregulluese janë hartuar nga Kompania “Prima Engineering”, e cila këtë punë e ka bërë në bashkëpunim të vazhdueshëm me Drejtoratin për Urbanizëm të Komunës së Drenasit, me mbikqyrjen e Këshillit të Ekspertëve të Komunës, si dhe me participimin aktiv të qytetarëve të zonave.