Dhurohen pajisje mjekësore për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Hafir Shala” në Drenas
“Islamic Relief” dhuroi sot pajisje mjekësore për Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare ‘Hafir Shala’ në Drenas.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Kryetari i Komunës se Drenasit, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Shala së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë, Arsim Haxhiu.
Kryetari Lladrovci, falënderoi përfaqësuesit e “Islamic Relief” si dhe shprehu mirënjohje për angazhimin e tyre të vazhdueshëm për të ju dalur në ndihmë gjithë qytetarëve të Komunës së Drenasit të cilët kanë nevoja elementare për jetë si ajo e furnizimit me ujë të pijes, nevojat për zhvillimin e bujqësive familjare si dhe me theks të veçantë ndihma e fundit në sektorin e shëndetësisë nëpërmjet të cilave shpëtohen jetë.
Faleminderit për kontributin tuaj, gjithmonë mirënjohës dhe falenderues!
