Me gjithë dëmet e konsiderueshme, djegia e rreth 70 ha pyje në dy lokacione, në Qyqavicë dhe Gjergjaj, Zjarrëfikësit e Drenasit në bashkëpunim me FSK-në , Njësinë e Pylltarisë dhe qytetarë evituan djegien e mijëra hektarëve në malet e Qyqavicës dhe të Pishevave.
Vetëm gjatë këtyre shtatë ditëve, pesëmbdhjetë (15) Zjarrëfikësit e Drenasit intervenuan në mbi dyzet (40) zjarre fushore, pyjore dhe të shtëpive, dhe atë pjesën dërmuese me dy makina cistern, qanta shpinore të ujit dhe lopata. Theks të vaçantë vihet në malet e Qyqavicës më saktë përballë Lagjes Bardhaj, në shuarjen e zjarrit i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës së Drenasit, Drejtorët Komunal dhe Asambleistë, me çrast zjarret u lokalizuan vetëm pas 48 orëve punë të ekipeve të lartëpërmendura. Vetëm ditën e djeshme (22.08.2011) zjarrëfikësit e Drenasit u detyruan të intervenojnë edhe në zjarre tjera si në Abri dy raste, Tërstenik një rast, Drenas dy raste, Poklek i Vjetër një rast (zjarre fushore) si dhe Komoran një lokal afarist, pa e ndërpre asnjë qast punën në malet e Qyqavicës.