Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor në bashkëpunim me Komunën e Drenasit dhe përfaqësues të KOSTT-it (Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut) , kanë mbajtur dëgjim me publikun lidhur me shpronësimin e përhershëm të pronave për mundësimin e krijimit të servitutit të kërkuar për ndërtimin e linjës 400kV Kosovë-Shqipëri, në segmentin e dytë (II) për zonat kadastrale, Gllanasellë, Çikatovë e Vjetër, Gllobar, Çikatovë e Re, Domanek, Krajkovë, Negroc, Arllat dhe Llapushnik të Komunës së Drenasit.
Qytetarët e këtyre zonave kadastrale kanë marrë pjesë dhe janë njoftuar nga përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit për arritjen e qëllimit të ligjshëm publik të ndërtimit të kësaj linje 400kV Kosovë-Shqipëri dhe vendosjës së infrastrukturës dhe stabilimenteve të nëvojshme për avancimin e mirëqeniës së përgjithshme ekonomike e shoqërore. Ky projekt financohet nga Banka gjermane për Zhvillim dhe do të ndërtohen 240 shtylla të larta deri në Shqipëri, ndërsa 20 prej tyre në fazën e parë të shtrirjes së këtij projekti do të ndërtohen ne territorin e Komunës së Drenasit dhe do kalojnë përmes fshatit Gradicë, Gllanasellë, Çikatovë e Vjetrër, Çikatovë e Re, Gllobar, Domanek, Krajkovë, Llapushnik, Negroc dhe Arllat.