Në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Ali Gashi” në Çikatovë të Re të Drenasit, u mbajt dëgjim publik lidhur me planifikimin e buxhetit 2013-2015. Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku me bashkëpunëtor u takuan me përfaqësues të fshatrave dhe të lagjeve, ku u informuan lidhur me projektet dhe programet e drejtorive – zyreve komunale si kërkesa finale të paraqitura për strategjinë fiskale 2013-2015.
Përfaqësuesit e fshatrave dhe të lagjeve në Çikatovë të Re shprehen brengat e tyre, patën mundësinë e ndikimit në plotësimin dhe ndryshimin e prioriteteve të Komunës.
Dëgjimet buxhetore në vazhdimësi do të mbahen më datën 06.09.2012 në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Zenel Hajdini” në Tërstenik dhe më datën 10.09.2012 në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Xhevë Lladroci” në Gllanasellë, prej orës 16:00 deri në ora 18:00.