Në Komunën e Drenasit u mbajt dëgjimi i parë publik lidhur me planifikimin e buxhetit 2013-2015. Në këtë dëgjim buxhetor qytetarët u informuan lidhur me projektet dhe programet e drejtorive – zyreve komunale si kërkesa fillestare të paraqitura për strategjinë fiskale 2013-2015. Qytetarët e Komunës së Drenasit patën mundësinë e ndikimit në plotësimin dhe ndryshimin e prioritetit të Komunës.
Pjesëmarrja e qytetarëve në këtë proces ka vlerë të madhe, pasi që na mundësoi që më mirë t’i kuptojmë dhe shërbejmë nevojave të qytetarëve. Komuna e Drenasit, ka për qëllim që të bëhet institucion për qeverisje lokale që do të ofroi shërbime cilësore për të gjithë qytetarët e saj. Nëpërmjet këtyre dëgjimeve të ardhëshme publike, ne duam t’i motivojmë qytetarët tanë për t’u angazhuar më shumë në punën e Komunës sonë dhe t’i ndihmojmë drejtoritë – zyret tona në formulimin e qartë të planeve të tyre.
Komuna e Drenasit do t’i mbaj tri dëgjime të ardhëshme publike gjatë procesit të përpilimit buxhetor që do të përfundoi në mbarim të muajit shtator 2012.Gjatë secilit seksion, qytetarët do të kenë mundësi ndikimi në planet e Komunës dhe do të debatojnë rreth sygjerimeve të mëhershme.