Në Komunën e Drenasit u mbajt takim me qytetarë për dëgjim publik lidhur me planifikimin e buxhetit për vitet 2012-2014. Në takim morën pjesë: Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku, Nënkryetari i Komunës, z. Sherif Krasniqi, Drejtorët e Drejtorateve Komunale, Deputet të Asamblesë Komunale, administratorët e të gjitha fshatrave dhe shumë qytetarë të Komunës së Drenasit. Interesimi dhe pjesëmarrja nga ana e qytetarëve në dëgjim buxhetor ishte e knaqshme.
Qytetarët e Komunës së Drenasit patën rastin që të marrin pjesë në takimin e organizuar nga Komuna, për t’u informua lidhur me projektet dhe programet e drejtorive – zyreve komunale si kërkesa fillestare të paraqitura për strategjinë fiskale, 2012-2014. Gjithashtu përmes kërkesave të tyre ndikuan në plotësimin dhe ndryshimin e prioriteteve të Komunës .
Dëgjimi i parë publik u ofroi një mundësi qytetarëve për të dëgjuar prioritetet komunale për vitet 2012-2014, së bashku me Kryetarin e Komunës dhe Bordin e Drejtorëve dhe u dhanë sygjerimet e duhura. Pjesëmarrja e qytetarëve në këtë proces pati vlerë të madhe, pasi që na mundësoi që më mirë t’i kuptojmë dhe t’u shërbejmë nevojave të qytetarëve. Komuna e Drenasit, ka për qëllim që të bëhet Institucion për Qeverisje Lokale që të ofroi shërbime cilësore për të gjithë qytetarët e saj. Nëpërmjet këtyre dëgjimeve publike, ne duam t’i motivojmë qytetarët tanë për t’u angazhuar më shumë në punën e Komunës sonë dhe t’i ndihmojmë drejtoritë – zyret tona në formulimin e qartë të planeve të tyre.
Komuna e Drenasit në të ardhmen do t’i mbajë edhe dy dëgjime publike gjatë procesit të përpilimit buxhetor që do të përfundoj në mbarim të muajit shtator 2011. Gjatë secilit seksion qytetarët do të kenë mundësi të ndikimit në planet e Komunës dhe do të debatojnë rreth sygjerimeve të mëhershme.