DEBAT PUBLIK
Për Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor (VSM) për Planin Zhvillimor të Komunës së Gllogocit (Drenasit)
Ftohen të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në debatin publik që do të mbahet në Gllogoc (Drenas), me datën 01.10.2019 në ora 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal.
Komuna e Gllogocit (Drenasit), ka përfunduar Raportin për Vlerësimin Strategjik Mjedisor për Planin Zhvillimor të Komunës. Kontributi i të gjithë të interesuarve, duke përfshirë shoqërinë civile, profesionistët dhe ekspertët e fushave relevante është i rëndësishëm dhe i nevojshëm për përfundimin e procedurave për aprovimin e raportit të VSM. Prandaj, duke pasur parasysh ndjeshmërinë dhe ndikimin që mund të ketë Plani në fjalë, inkurajohen të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në debat, dhe të kontribuojmë në ngritjen e kualitetit dhe masave për mbrojtjen e mjedisit.
Raportin e VSM-së mund ta gjeni dhe ta shkarkoni edhe nga ueb faqja e Komunës së Gllogocit (https://gllogoc.rks-gov.net/), ndërsa komentet e juaja mund ti dërgoni në email adresën shaban.dobra@rks-gov.net, dhe besart.m.bajrami@rks-gov.net .
Ju mirëpresim!