Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-214 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 20, pika 2 dhe 4, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për ndërtimin e fabrikës për përpunimin dhe asgjësimin e nën-produkteve shtazore në Sankoc, komuna e Gllogocit.
Njoftohet publiku i interesuar se më datën 10. 11. 2015. në ora 11:00 në Sallën e Asamblesë Komunale ne Gllogoc, do të organizohet debat publik nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Prishtinë në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Debati publik do të organizohet për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për ndërtimin e fabrikës për përpunimin dhe asgjësimin e nën-produkteve shtazore në Sankoc, komuna e Gllogocit.
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.