Drenas, më 24.03.2011- Në Sallën e Kuvendit të Komunës në Drenas u mbajt debat me qytetarë, ku ishin të pranishëm përfaqësues nga Enti Statistikor i Kosovës dhe Komisioni Komunal për Regjistrim të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave.
Gjatë takimit, qytetarët u informuan për qëllimin, rolin dhe rëndësinë e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, për të dhënat që do të grumbullohen nga Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, për metodologjinë e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, për rolin e të dhënave të regjistrimit dhe mesazhet kyçe të Regjistrimit për qytetarët.
Debati ka zgjuar interesimin e të pranishmëve për këtë proces, në të cilin u inkuadruan edhe zyrtarë nga ESK, si z. Bashkim Bellaqa por edhe Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku, i cili ka ftuar të gjithë qytetarët e kësaj Komune për t’iu përgjigjur në mënyrë të plotë këtij projekti madhor kombëtar.