Kuvendi Komunal i Drenasit, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, ka miratuar unanimisht propozimin e kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci për shpalljen e qytetarë nderi presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishanin, ministren e mbrojtjes, Mimi Kodhelin dhe zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland. Në mbledhjen e katërt të këtij viti, merrnin pjesë, kryetari Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit, Naim Bazaj, drejtor të drejtorive komunale, asambleist, përfaqësues të KFOR-it, OSBE-së dhe mediet. Mbledhjen e kryesoi, kryesuesi i Kuvendit Naim Bazaj, ndërsa për rend dite ishin 12 pika, kurse me propozimin e kreut të ekzekutivit, Ramiz Lladrovci ka hy si pikë e rendit të ditës edhe dhënia në shfrytëzim të pronës komunale të Komunës për ndërtimin e objektit për punë administrative (zyrave) dhe objekteve tjera përcjellëse për ujësjellësin regjional "Prishtina", kurse propozimi për shpalljen e qytetarë nderi për ish-kryeadministratorin e Kosovës, Bernard Kouchner, futbollistët, Lorik Cana, Taulant Xhaka, Bekim Balaj, Herolind Shala dhe Andi Lila është shtyrë për mbledhjen e radhës së Kuvendit që po ashtu edhe propozimi për ndryshimin e rregullores për shfrytëzimin e terasave verore për restaurantet dhe kafiterit. Ne seancën e rregullt të së mërkurës, janë miratuar këto vendime; proces verbali i mbledhjes së kaluar, propozim vendimet për shpalljen e qytetarë nderi të Komunës së Drenasit për Bujar Nishanin, Mimi Kodheli dhe Rainer Wieland. Propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale për lokacion të varrezave në fshatin Gllobar, propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale për lokacion të varrezave në fshatin Sankoc, propozim vendimi për aprovimin e taksës administrative për leje të ndërtimit për vitin 2017 ka kaluar me ndryshime të propozuara nga anëtarët e Kuvendit, është diskutuar raporti financiar Janar-Mars i këtij viti, ka kaluar po ashtu edhe propozim vendimi për ndërtimin e fushave sportive në Komoran, Polluzhë dhe Damanek, rregullorja për Stadiumin "Rexhep Rexhepi" dhe Stadiumin sintetik me ndryshime, ndërsa pika e 11 për formimin e dy komisioneve, ai për arsim dhe për urbanizëm, gjeodezi dhe pronë është kërkuar që paraprakisht të dërgohet raport në Kuvend pastaj të formohen këto dy komisione.