Komuna e Drenasit përkatësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik vazhdon të subvencionojë fermerët në Sektore të ndryshme të Bujqësisë, dhe në projektin e realizuar tani, ka furnizuar të gjithë bletarët që gjendet në regjistrin e fermerëve të kësaj Drejtorie me paisje të nevojshme për një menaxhim sa më të mire të kësaj veprimtarie.
Me këtë rast janë pajisur 85 fermerë me mjete të nevojshme si: Komplet rroba bletarësh, aparat për tymosje, kapak plastik special me ajrosje dhe ushqimore dhe hapsirë monitoruese, dorëza, krahna, mbyllëse etj.
Duke pasur parasysh që bletaria është një sektor mjaft profitabil që krijon të hyra për familje që ushtrojnë këtë veprimtari, sipas Drejtorit të DBZHE, z. Skender Hasi, kjo drejtori planifikon që të rrisë subvencionet për bletarët ekzistues dhe ata të rinjë me: koshere me bletë, koshere të zbrazëta si dhe pajisje tjera për punë, në mënyrë që t’i rrisim kapacitetet prodhuese të mjaltit si dhe cilësisë së saj.