Biznesi ICT “Academy” dhuron 25 mbrojtëse për fytyrë për stafin shëndetësor
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim, pronarin e biznesit ICT “Academy”, Atdhe Buja i cili ka dhuruar 25 mbrojtëse për fytyrë për stafin shëndetësor të Komunës së Drenasit. Buja ka treguar se në mesin e disa komunave, ka menduar që edhe stafin shëndetësor të Drenasit të përkrah me këto pajisje mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e virusit.
Kryetari Lladrovci ka falënderuar Atdhe Buja, për këtë donacion të ofruar dhe ka thënë se përkrahja që po behët nga biznese e donatorë të ndryshëm në këtë kohë pandemie është shumë e mirëseardhur për tejkalimin dhe parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.
Mbrojtëset për fytyrë do të ndahen për punëtorët shëndetësor të Komunës së Drenasit.