Në kuadër të projektit për riorganizimin e qendrës së qytetit, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Drejtoria e Inspektoratit, kompania "Pastrimi" dhe OJQ CEDE, kanë filluar shpërndarjen e shportave për bizneset që janë gjeneruese të mbeturinave organike (kryesisht shërbyesit e ushqimeve).
Gjatë këtij aktiviteti fillimisht është bërë identifikimi i atyre bizneseve që janë gjeneruese të këtyre lloje të mbeturinave pastaj janë bërë vizita tek secili biznes. Gjatë takimeve me përfaqësuesit e këtyre bizneseve është arritur pajtueshmëria qe secili të pajiset me kontejner 240L ose 120L (varësisht nga sasia e mbeturinave që krijon). Shërbimi do të kryhet ç’do dite, gjithashtu është bërë pastrimi i kontejnerëve 1.1 m3. Deri tani këto biznese hedhjen e mbeturinave e kanë bërë në kontejner të përbashkët 1.1 m3, dhe prezenca e këtyre mbeturinave ka shkaktuar kundërmim dhe si rezultat i këtyre mbeturinave është prezenca e qenve endacak qe janë rrezik potencial për qytetaret e Drenasit. Emrat e bizneseve qe janë pajisur me shporta: “F.K. Ana”, “Te Haziri”, “QEB, BLETA”, “Çajtore Cani”, “Gjellëtore Nita”, “Ago Ylla”, “Çajtore Bucolli”, “Çajtore Abria”, “Çajtore Taksi”, “Çajtore Luli”, “Të Muharremi” dhe “Toni”.