Në përkujtim të 20-vjetorit të rënies së heroit të kombit Rasim Kiçina dhe dëshmorit Ragip Halilaj, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, drejtorë e staf të të dy komunave, bashkëluftëtarë e përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë sot homazhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë.
Me këtë rast, ata kanë vendosur buqeta me lule tek Memoriali i cili gjendet në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë dhe kanë nderuar të rënët me një minutë heshtje.
Sot komuna e Drenasit ka zbuluar shtatoret e heronjve Rasim Kiçina e Bedri Shala.




