Projekti financohet nga Zyra e BE në Republikën e Kosovës. Kurse implementimin e bën IOM (Organizata Ndërkombëtare e Migracionit). Ndërkaq përfitues i këtij projekti është MPMS. Nga ky projekt, Komuna e Drenasit përfiton “Rehabilitimi i oborrit të shkollës “Rasim Kiqina” në qytetin e Drenasit. Vlera e projektit është rreth 63 mijë euro, në të cilin pjesëmarrja e komunës është 18 mijë euro. Në Zyrën komunale të punësimit sot nënshkruan kontratat e punës 38 punëtorë të evidencuar në shërbimin e saj si të papunë. Projektin e zbatojnë Co “Bledi” # “Bislimi” nga Drenasi e Skënderaj.