Drejtori i drejtorisë Komunale të Arsimit, z. Sadik Tahiraj ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit me përfaqësuesit e BE-së përmes projektit të IPA-së për realizmin e projektit "Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe mësimi elektronik në arsim". Ky projekt do të financohet nga BE-ja përmes fondeve të IPA dhe bashkë financohet edhe nga MASHT-i dhe synon ofrimin e trajnimeve dhe ngritjen e kapaciteteve të TIK-ut dhe mësimit elektronik në shkolla, ndërsa po ashtu ky projekt është edhe që ta mbështes qeverinë e Kosovës në ngritjen e cilësisë dhe efiçiencës së arsimit dhe trajtimit përmes integrimit të TIK-ut. Nga ky projekt ka përfituar Shkolla e Mesme e Lartë "Gjergj Kastrioti-Skënderbeu" në Drenas .