Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në bashkëpunim me Komunën e Drenasit, kanë filluar projektin për riparimin dhe renovimin e shkollës fillore në fshatin Kizhnarekë të Drenasit.
Në këtë objekt arsimor do të behët komplet renovimi,riparimi, sanimi dhe rehabilitimi i shkollës. Punët që do të kryhen në shkollën ”7 Marsi” të Kizhnarekës janë, izolimi i fasadës, zëvendësimi i dritareve nga të vjetra ne të reja dhe i dyerve, rregullimi i kulmit, rregullimi i plotë i nyejve sanitare në shkollë, ngjyrosja e mureve neper klasa dhe objektit brenda, saldatorja e re, instalimi i ngrohjes, zëvendësimi i ndriçimit dhe punë tjera teknike. Objekti i shkollës do të jetë i gatshëm në fillim të vitit të ri shkollorë. Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka kontraktuar po te njëjtën firmë që është duke e kryer renovimin e shkollës “7 Marsi” në Kizhnarekë, “Domotechniki” për renovimin edhe të Shkollës së Mesme “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Drenas që do të filloj renovimi i kësaj shkolle në fillim të vitit të ardhshëm.