Në Bordin e Drejtorëve të Komunës së Drenasit, të mbajtur më 22.10.2012, duke filluar nga ora 10:00, u prezantua një workshop nga Udhëheqësi i Zyrës për Integrime Evropiane, z. Ibrahim Hajdari, me këtë:
Agjendë
1. Raporti i studimit të Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA) në mes të Bashkëpunimit Evropian dhe Kosovës.
2. Përmbledhje e përgjigje të Komunave për pytësorin e PVPE-së.