Komuna e Drenasit është përfituese e projektit për rindërtimin e kadastrit në pesë fshatra, si në fshatin: Fushticë e Ulët, Negroc, Abri, Gllanasellë dhe Likoshan, projekt ky i financuar nga Banka Botërore dhe i implementuar nga Agjension Kadastral dhe Drejtoria për Gjeodezi dhe Kadastër e Komunës së Drenasit.
Ky projekt ka për qëllim të ndihmojë zhvillimin e tregut të tokës dhe pronave si dhe të ngritë shkallën e sigurisë mbi pronën e palujtshme.
Ky Memorandum Mirëkuptimi u nënshkrua nga Komuna e Drenasit përfaqësuar nga Nënkryetari i Komunës z. Sherif Krasniqi dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës, Prof. Dr. Murat Meha.