Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Inspektoratit, njofton gjithë qytetarët se në bazë Ligjit për Mbrojtën e Konsumatorit, ka intensifikuar inspektimin e afatit të produkteve ushqimore që nga fillimi i sezonit verorë dhe ka asgjësuar një sasi të konsiderueshme të produkteve, ndaj kërkon bashkëpunim me qytetarët për të lajmëruar Drejtorinë e Inspektoratithasin nëse hasin në produkte të tilla.
Gjatë kësaj përudhe të sezonit pranveror dhe veror është bërë kontroll sanitar rreth artikujve ushqimorë në të gjitha lokalitetet afariste ushqimore, sidomos në marketet në Komunën e Drenasit dhe në këtë rast është bërë edhe largimi dhe asgjësimi i artikujve ushqimorë me afat të skaduar. Shuma e artikujve gjatë inspektimit që janë asgjësuar është në vlerë prej 476,17 euro, ndaj subjektet që nuk mbajnë në kontroll kushtet e ruajtjes dhe afatizimin e artikujve ushqimorë do të merren masat ndëshkuese sipas Ligjit Sanitar të Kosovës në fuqi me numër 2003/22. Kërkojmë nga qytetarët e Komunës së Drenasit se në rast të hasjes në produkte ushqimore me afat të skaduar, menjëherë të lajmojnë në Drejtorinë e Inspektoratit, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe interesave ekonomike të Konsumatorit.