Kanë përfunduar punimet për asfaltimin e rrugës në lagjet e fshatit Gllanasellë dhe Dobroshec të Komunës së Drenasit, projekte këto, prioritare nga lista e investimeve kapitale për këtë vit. Në fshatin Gllanasellë, kanë përfunduar punimet e shtrimit të asfaltit në lagjen Kurrumeli ne gjatësi prej 400 metrave dhe në lagjen Lladrovci, po ashtu ne gjatësi prej 400 metrave. Ndërsa në fshatin Dobroshec, është asfaltuar rruga në lagjen Ademi ne gjatësi prej 400 metrave dhe lagjen Hajdari ne gjatësi prej 260 metra. Këto janë disa nga projektet të cilat kanë përfunduar gjatë këtij viti, ndërsa janë në fazen finale edhe dhjetra projekte të tjera dhe ato të cilat kanë perfunduar.