Filluan punimet në rrugën nga Stacioni Hekurudhor në Drenas deri te Porta e "Feronikelit”, me gjatësi prej 2000 m, që kap vlerën afërsisht 185 mijë euro. Asfaltimi i kësaj rruge është financuar nga NewCo Feronikeli. Ky është projekti i parë që NewCo Feronikeli ka financuar në dobi të banorëve të Drenasit.