Përfunduan punimet në asfaltimin e rrugës në fshatrat Vasilevë dhe Krajkovë të Komunës së Drenasit. Ky projekt ka një gjatësi prej 900 m, kap një shumë prej rreth 63.431,35 mijë euro, dhe është projekt i financuar nga Komuna e Drenasit.
Asfaltimi i këtyre rrugëve është prioritet për Komunën e Drenasit pasi që janë rrugë ndërlidhëse në mes fshatrave të Komunës së Drenasit.
Përpos kësaj këto rrugë po gëzojnë pa masë qytetarët e fshatrave Vasilevë dhe Krajkovë, të cilët tash e tutje do të kenë një rrugë bashkëkohore për qarkullim.