Filluan punimet në asfaltimin e rrugës në fshatin Poklek të Vjetër të Komunës së Drenasit. Ky projekt ka një gjatësi prej 1000 m dhe kap një shumë prej rreth 90 mijë euro, është projekt i financuar nga Komuna e Drenasit.
Asfaltimi i kësaj rruge është prioritet për Komunën e Drenasit pasiqë është rrugë ndërlidhëse në mes fshatrave Poklek i Vjetër dhe Vasilevë të Komunës së Drenasit.