Në vazhdën e investimeve të shumta në infrastrukturën rrugore të Komunës të Drenasit, kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës në Komoran, në gjatësi prej 1200 metrash. Asfaltimi i kësaj rruge është financuar nga Komuna e Drenasit. Kosto e këtij projekti kap vlerën rreth 79 mijë euro.
Jemi duke punuar çdo ditë e më tepër në përmirësmin e infrastrukturës, kemi përfunduar asfaltimin e disa rrugëve në Komunën e Drenasit dhe disa projekte janë në përfundim, rregullimi i këtyre rrugëve po ndikon dukshëm në përmirsimin e jetës së banorëve të këtyre fshatrave.