Filluan punimet e asfaltimit të rrugës në fshatin Nekoc , i cili është një ndër fshatrat më të mëdha të Komunës së Drenasit. Ky projekt me gjatësi 2 200 m është i financuar nga Komuna e Drenasit dhe kap një shumë prej 185, 262.00 euro. Asfaltimi i kësaj rruge është prioritet për komunën tonë dhe ka një rëndësi të madhe pasi që lidh fshatrat e Komunës së Drenasit me fshatrat e Komunës së Lipjanit.