Komuna e Drenasit po vazhdon me asfaltimin e rrugëve që janë prioritet. Këtyre ditëve filluan punët në asfaltimin e rrugës në fshatin Gllanasellë të Drenasit, me gjatësi 1300 m. Ky projekt kap një shumë prej rreth 99,999.19 €, dhe është projekt i financuar nga Komuna e Drenasit. Asfaltimi i kësaj ka një rëndësi shumë të madhe, pasiqë qytetarët tash e tutje do të kenë një rrugë bashkëkohore për qarkullim.