Këtyre ditëve përfunduan punët në asfaltimin e rrugës Damanek me gjatësi 2150 m. Ky projekt kap një shumë prej rreth 124,804.00 €, dhe është projekt i financuar nga Komuna e Drenasit.
Asfaltimi i kësaj rruge është prioritet për Komunën e Drenasit pasiqë kjo rrugë në aspektin strategjik të qarkullimit ka një rëndësi shumë të madhe, sepse është rrugë ndërlidhëse në mes fshatrave të Komunës së Drenasit. Përpos kësaj kjo rrugë po gëzon pa masë qytetarët e fshatit Damanek, të cilët tash e tutje do të kenë një rrugë bashkëkohore për qarkullim.