Kryetari i Komunës, në sajë të masave të marra për hartimin e një regjistri gjithëpërfshirës, të plotë dhe të saktë të pasurisë komunale jo financiare, tokat- ndërtesat, ka arritur që tani Komuna të këtë të identifikuar pasurinë e menaxhuar dhe t’ia caktojë vlerën financiare.
Komisioni i fundit i caktuar me vendimin nr. 01.031-12532, në sajë të punës së bërë ka arritur t’ia caktojë vlerën tërë pasurisë së paluajtshme toka-ndërtesa dhe tani vlera momentale e pasurisë së paluajtshme kapitale kap shumën prej: 109.602.907.10 euro.