Me rastin e kremtimit të Ditës së Dëshmorëve dhe 12-vjetorit të Çlirimit të Drenasit, Komuna e Drenasit përveç aktiviteteve kulturore, ka organizuar edhe aktivitete sportive si:
Më datën 09 qershor 2011 – Turnir në shah që do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Drenas duke filluar nga Ora 10:00.
Më datën 10 qershor 2011 – Turnir në ping-pong, që do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Drenas duke filluar nga Ora 14:00.
Më datën 13 qershor 2011 – Turnir në futboll të vogël me Institucionet Komunale, që do të mbahet në fushën "Hasi sport" në Drenas, duke filluar nga Ora 14:00.