Në shënimin e Tre-Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës,u mbajt turnir në futboll të vogël me Institucionet Komunale.
Turneu është organizuar nga Komuna e Drenasit ku morën pjesë këto ekipe:
– Komuna e Drenasit;
– SHPK Drenas,
– Shkolla e mesme teknike ,,Fehmi Lladrovci“ Drenas,
– Gjimnazi ,,Gj.K.-Skenderbeu“,
– Gjykata Komunale,
– PTK Drenas
– Shoqatat e UÇK-së dhe
– Shoqata e shurdhmemecve
Turneu u mbajtë në fushën ,,Hasi“, dhe ekipet fituese të këtij janë:
– Vendi i parë ekipi i SHPK-së Drenas;
– Vendi i dytë ekipi i PTK Drenas
– Vendi i tretë ekipi i Gjykatës Komunale
– Ekipi më ferplay ai i Shoqatës së UÇK-së
– Lojtari më i mirë Milaim Rrukiqi-SHPK
– Portieri më i mirë Xhavit Kiqina –SHPK
Të gjitha ekipet u nderuan më mirënjohje për pjesëmarrje kurse ekipet fituese dhe individët u shpërblyen me:kupa,fanela sportive, topa.
Ndërsa aktivitetet vazhduan edhe me 17.02.2011, duke filluar nga ora 11, homazhe te varrezat dhe në ora 12 filloi Akademia Festive, e cila u nda në dy pjesë: pjesa foljore dhe pjesa artistike.