Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport ka përgaditur agjendën për të festuar 28 Nëntorin, ditën e Flamurit, ditëlindjën e Komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen publike të UÇK-së. Në Sëllën e Kulturës më datë 27 nëntor duke filluar nga ora 11:00 do të mbahet Akademia festive për nderë të festsve të nëntorit, ndaj Komuna fton të gjithë qytetarët të marrin pjesë. Ndërsa pasdite do mbahen garat sportive, në futboll të vogël, hendboll dhe volejboll.