Iniciativa "Ta pastrojmë Kosovën" në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në bashkëpunim me organizatën CEAE është zhvilluar edhe në Komunën e Drenasit, më ç’rast janë pastruar disa deponi ilegale. Aktiviteti kryesor është zhvilluar afër deponisë "çukat" në Komoran i cili është përkrahur edhe nga qytetarë, shoqëi civile dhe nxënësit e shkollave. Këtij aksioni i janë bashkëngjitur edhe firma Al-Trade, Durimi dhe kompania "Pastrimi". Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, tha se ky aksion për pastrim është në vazhdën e aktiviteteve për zgjerimin e shërbimit në menaxhimin e mbeturinave.