Me rastin e 5-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Komuna e Drenasit ka mbajtur Akademi Solemne, në Sallë të Kulturës duke filluar nga ora 13:00. Kjo Akademi u nda në dy pjesë: pjesa foljore dhe pjesa artistike.
Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku, me këtë rast në mes të tjerash theksoi: “Historia jonë e lavdishme është dëshmitarja kryesore e përpjekjeve, organizimeve dhe kontributit atdhetar për çlirim. Prindër e fëmijë, nëna e baballarë, djem e vajza, vëllezër e motra, burra e gra u vunë në themelet e sakrificave për të larguar robërinë shekullore sllave mbi këtë komb e atdhe që të vijë deri tek liria, si e drejtë themelore njerëzore, universal”.
Akademia u përmbyll me një program të pasur kulturo-artistik të përgatitur nga SHKA “Shotë
Galica” nga Drenasi.