Drenas, më 09 maj 2011 – Në Sallën e Kulturës të Komunës së Drenasit u mbajt Akademi Përkujtimore me rastin e 13-vjetorit të Betejës së Lavdishme të UÇK-së në Grykën e Llapushnikut.
U mbajt Akademi Përkujtimore
Drenas, më 09 maj 2011 – Në Sallën e Kulturës të Komunës së Drenasit u mbajt Akademi Përkujtimore me rastin e 13-vjetorit të Betejës së Lavdishme të UÇK-së në Grykën e Llapushnikut. Programi në Akademi është ndarë në dy pjesë: pjesën foljore dhe pjesën artistike. Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku, falenderoi të pranishmit dhe në fjalën e tij ndër të tjerat tha “Ashtu sikurse popujt tjerë që kanë historitë e tyre, datat e tyre të veçanta dhe ditët e veçanta, ashtu edhe populli ynë kujton ditët e veçanta në të cilat ndodhen ngjarje të rëndësishme për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi, e njëra nga këto padyshim mbetet Epopeja e Grykës së Llapushnikut”.