Drenas, më 17 prill 2011- Në shenjë nderi dhe respekti për Dëshmorët dhe 53 martirët e lirisë, në 12 vjetorin e rënjës në Masakrën e Paklekut, Kryetari i Komunës z. Nexhat Demaku, Nënkryetari, z. Sherif Krasniqi, Drejtorët e Drejtorateve dhe zyrtarë tjerë komunal, në ora 11:00, bënë homazhe tek varrezat e martirëve në Paklek dhe duke filluar nga ora 12:00, në Sallën e Kulturës në Drenas u mbajt Akademi Përkujtimore.