Drenas, më 04 Prill 2011- Me rastin e 30 vjetorit të demonstratave të vitit 1981, Komuna e Drenasit në bashkëpunim me Shoqatën e BPK ka organizuar Akademi Jubilare duke filluar nga ora 15:00.
Akademia filloi me Himnin Kombëtar duke vazhduar me një minut heshtje-nderime për deshmorët. Pastaj fjala përshëndetëse ju dha Kryetarit të Komunës, z. Nexhat Demaku, fjalë rasti Kryetari i SHBP z. Naim Bujupi, evokime z. Adem Demaçi dhe z. Hidajet Hyseni. Gjatë Akademisë u bë edhe shpërndarja e mirënjohjeve për të gjithë ish të burgosurit politik, mirënjohje post-mortum për Fazli Graiçevci dhe Dibran Bajraktarin, dhe u nda mirënjohje e veçantë për z. Adem Demaçin.
Akademia vazhdoi me një program të pasur kulturo-artistik.