Në Komunën e Drenasit, me rastin e katërvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u mbajt Akademi Festive në Sallën e Kulturës në Drenas, duke filluar nga ora 12:00. Akademia u nda në dy pjesë: pjesa foljore dhe pjesa artistike.
Kryetari i Komunës së Drenasit , z. Nexhat Demaku, me këtë rast në mes të tjerash theksoi: “Historia jonë e lavdishme është dëshmitarja kryesore e përpjekjeve, organizimeve dhe kontributit atdhetar për çlirim. Prindër e fëmijë, nëna e baballarë, djem e vajza, vëllezër e motra, burra e gra u vunë në themelet e sakrificave për të larguar robërinë shekullore sllave mbi këtë komb e atdhe që të vijë deri tek liria, si e drejtë themelore njerëzore, universal”.
Akademia u përmbyll me një program të pasur kulturo-artistik të përgatitur nga SHKA “Shotë Galica” nga Drenasi.
Akademia u përmbyll me një program të pasur kulturo-artistik të përgatitur nga SHKA “Shotë Galica” nga Drenasi.