Akademi festive me rastin e gjashtë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
14/02/2014 00:00
Me rastin e gjashtë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në Sallën e Kulturës në Drenas u mbajt Akademi Festive. Me këtë rast u bënë homazhe te lapidari i Dëshmorëve. Në vigjilje të kësaj feste u mbajt turnir në futboll të vogël dhe volejboll. Me një fjalë rasti Kryetari i Komunës së Drenasit përshëndeti të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit, i cili mes të tjerash tha “Sot e 6 vjet më parë ishim në këmb i madh e i vogël për të shënuar shpalljen e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, anipse atë ditë moti ishte tepër i ftohtë dhe temperature të ulta. Sheshi i qytetit “Fehmi Lladrovci” ishte përmbushur me qytetarë të buzëqeshur e të kënaqur për lindjen e shtetit aq të pritur. Në përgjithësi, jeta e qytetarit në Drenas pas 6 vjet të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës ka pësuar ndryshime të dalluara…” Pastaj u paraqit një historik për 6 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Dhe në fund u paraqit SHKA “Shotë Galica” me një program të pasur kulturo-artistik.