Më rastin e 101 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Komuna e Drenasit ka organizuar një sërë aktivitetesh kulturore e artistike. Fillimisht është mbajtur një akademi festive ku merrnin pjesë kryetari i Komunës, z.Nexhat Demaku me bashkëpunëtor, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë të shumtë.
Akademia festive për 28 Nëntorin është mbajtur në sallën e kulturës në Drenas. Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Agim Kastrati, tha se për të shënuar këtë festë të tre fisht meritorë janë dëshmorët e të gjitha brezave që nga 1912-ta, veteran e invalid dhe gjithë ata që sakrifikuan që populli shqiptarë të mos vuaj nga robëria. Ndërsa ne emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, foli Sali Xhelajli i cili fillimisht përcjelli shqetësimin për akuzat ndaj luftëtarëve të UÇK-së nga ana e EULEX-it. Në këtë akademi festive u dha edhe një program i pasur artistik nga Ansambli i Këngëve dhe i Valleve “Shotë Galica”, ndërsa gjatë ditës janë shënuar edhe një varg aktivitetesh kulturore, artistike e sportive të organizuar nga Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve.