Agjenda për shënimin e 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Drenasit
Komuna e Drenasit, të dielën, me 14 qershor, shënon 21 vjetorin e Ditës së Çlirimit. Për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia globale COVID-19, dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, aktivitetet do të jenë vetëm seanca solemne dhe homazhe për nderim ne të gjitha varrezat e dëshmorëve.
Më 11.06.2020 është bërë dekorimi i qytetit me flamuj dhe bilborde
Më 14.06.2020 në ora 10:00 do të mbahet Seanca Solemne e Kuvendit të Komunës, në Sallën e Kulturës
Më 14.06.2020 nga ora 10:20 nisja për homazhe të shtatoret, komplekset memorialë dhe varrezat e dëshmorëve;
Fillimisht në sheshin “Fehmi Lladrovci” do të bëhen homazhe tek shtatoret; Fehmi Lladrovci, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, Shaban, Hamëz e Adem Jashari, Ilaz Kodra, Rasim Kiqina e Bedri Shala, pastaj homazhet do të vazhdojnë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në Kompleksin e Memorial të Dëshmorëve në Marinë, në varrezat e dëshmorëve në Gllanasellë, Likoshan, Çikatovë e Vjetër, Baicë, Abri, Tërdec, Gllobar, Tërstenik, Vërboc, Shtuticë, Negroc, Krajkovë, Damanek, Shtrubullovë, Poklek i Vjeër dhe Nekoc.