Komuna e Drenasit, më rastin e shënimit të tetë vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, organizon seancë solemne me 17.02.2016 dhe aktivitete të tjera kulturore e sportive. Më posht gjeni agjenden e shënimit të kësaj dite: Më 16.02.2016, në ora 11:00 në stadionin sintetik mbahet turniri në futboll të madh, ndërsa në ora 16:00 në Palestrën e Sporteve mbahet turniri në futboll të vogël me institucione.
Më 17.02.2016 në ora 9:30 behën homazhe pran lapidarit në Drenas.
Në ora 10:00 homazhe në kompleksin e Jasharajve në Prekaz.
Në ora 11:00 mbahet seanca solemne në Sallën e Kuvendit.
Në ora 12:30 në Palestrën Sportive turnir në volejboll ( F )
Në ora 14:00 programi artistik në sheshin "Fehmi Lladrovci"
Paraprakisht më datë 15 shkurt do të bëhet stolisja e qytetit në Drenas me flamuj kushtuar 17 Shkurtit-Ditës së Pavarësisë së Kosovës.