AGJENDA E AKTIVITETEVE TË CILAT DO TË ORGANIZOHEN PËR NDER TË 12 VJETORIT TË DITËS SË PAVARËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS MË DATËN 17 SHKURT 2020
1. Në ora 8:45 do të bëhen homazhe pranë Shtatoreve të Heronjve në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas, si dhe në të gjitha varrezat e dëshmorëve në komunën tonë.
2. Në ora 09:30 do të bëhen homazhe në Kompleksin e Jasharajve në Prekaz.
3. Në ora 11:30 në Stadiumin Sintetik në Drenas do të zhvillohet ndeshje miqësore mes KF “Feronikeli” dhe KF “Drenasi”
4. Në 13:00 në Sallën e Kuvendit do të mbahet Seanca Solemne e Kuvendit.
5. Në ora 14:00 në Sallën e Kulturës në Drenas do të shfaqet Program Festiv.