Komuna e Drenasit, për nder të 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka planifikuar aktivitete kulturore si dhe seancë solemne.
Më poshtë gjeni agjendën për shënimin e kësaj dite:
- Me 13.02.2024, stolisja e qytetit (dekorimi) me flamuj shtetëror dhe kombëtar, pano në qytet;
- Me 16.02.2024, prej orës 9:00 Kryetari Lladrovci dhe zyrtarë komunal do të vendosin kurora me lule në të gjitha vend-varrezat e dëshmorëve të Komunës sonë;
- Me 16.02.2024, prej orës 11:00, në Sallën e Kuvendit do të mbahet seanca solemne e Kuvendit;
- Me 16.02.2024, prej orës 11:30, në Sallën e Kulturës mbahet Koncerti Festiv me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
