Për nder të 14 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Drenasit me rrethinë dhe Ditës së Dëshmorëve, Komuna e Drenasit organizoi aktivitete të ndryshme, andaj fton të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në aktivitetet të cilat shënojnë këtë ditë të rëndësishme më 14.06.2017 (ditë e mërkure).
Më 12 Qershor 2017, bëhet vendosja e flamujve dhe panove në Qytetin e Drenasit.
Ndërsa më 14 Qershor 2017 duke filluar nga ora 9:00 do të bëhen homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gllanasellë, Likoshan, Polac, Morinë, Abri, Negroc, Çikatovë e Vjetër, Vërboc dhe Shtuticë.
Nga ora 11:00-11:30 – Mbajtja e Seancës Solemne në Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit.
Nga ora 11:30 – Fillojnë aktivitetet kulturore nga nxënësit e shkollave.
Nga ora 16:00 – Koncert i grupit të fëmijëve të SHKA “Shotë Galica” dhe nxënësve të shkollave.
Nga ora 18:00 – Manifestimi qendror, program festiv në Sheshin “Fehmi Lladrovci” dhe do të përmbyllen aktivitetet me shpërndarjen e mirënjohjeve të ndryshme.